LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta takohet me Majlindën në Sarajevë: Kelmendi është krenaria e sportit shqiptar

Ilir Meta takohet me Majlindën në Sarajevë: Kelmendi është krenaria e sportit shqiptar
Ilir Meta (Foto: Facebook)

Ilir Meta është duke qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të zhvillimit të Samitit të Sarajevës.

Presidenti i Shqipërisë përveç takimeve që ka zhvilluar me krerët e lartë të shteteve të ndryshme, ai është takuar edhe me Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, që po ashtu gjenden në Sarajevë.


Federata e Xhudos së Bosnjë dhe Hercegovinës është duke e zhvilluar kampin veror, e që po marrin pjesë 250 xhudistë dhe trajnerë nga vende të ndryshme.

Mediat boshnjake: Kampionia olimpike ka ardhur në Sarajevë
Lexo po ashtu Mediat boshnjake: Kampionia olimpike ka ardhur në Sarajevë

Këta xhudistë dhe trajnerë janë kryesisht nga vendet si, Kosova, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Turqia, Greqia, Kroacia, Australia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe pjesëmarrësit e kampit në katër ditët e ardhshme të trajnimit në sallën e hotelit “Hollywood” në Ilidza.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës”.

“Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar presidenti Meta në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori