LAJMI I FUNDIT:

Icardi i pakënaqur me humbjen: Nuk luajtëm me standardet e Interit, mund të kishim bërë më mirë

Icardi i pakënaqur me humbjen: Nuk luajtëm me standardet e Interit, mund të kishim bërë më mirë
Mauro Icardi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi ka folur pas humbjes së Interit në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Interi u mposht në Camp Nou nga Barcelona me rezultat 2-0 falë golit të parë të shënuar nga Rafinha dhe të dytit nga Jordi Alba.


Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te kapiteni i klubit italian, Icardi, i cili është ndarë i pakënaqur pas ndeshjes.

Spalletti i pakënaqur me qasjen e lojtarëve të Interit në ndeshjen ndaj Barcës
Lexo po ashtu Spalletti i pakënaqur me qasjen e lojtarëve të Interit në ndeshjen ndaj Barcës

“Mendoj se diferenca sot ishte në pjesën e parë, ku nuk luajtëm me standardet e Interit. Kemi lënë shumë hapësira dhe u kemi lejuar iniciativën”, ka thënë fillimisht Icardi për Sky Sport Italia.

Rafinha pas ndeshjes u takua me ish-bashkëlojtarët e tij (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e dytë, ne bëmë më mirë dhe e detyruam Barcelonën të humbasë pasimet, por unë mund të kisha bërë më shumë për ta bërë maksimumin e situatës duke përfunduar shanset”.

“Nuk jam shumë i kënaqur me performancën, sepse ne mund të kishim bërë mirë që nga fillimi dhe në vend të kësaj u kthyem mbrapa”.

Barça 2-0 Inter: Notat e lojtarëve, Rakitic më i miri
Lexo po ashtu Barça 2-0 Inter: Notat e lojtarëve, Rakitic më i miri

“Ne tani duhet të ndryshojmë shumë në San Siro dhe të marrim pikët e nevojshme për të kaluar tutje”.

“E dinim se ishim kundër kampionëve të klasit botëror që kanë fituar gjithçka gjatë viteve. Nëse u lejon atyre një gol, bëhet e vështirë të rikuperohet”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori