Barcelona fitoi ndaj Interit me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve në kuadër të Grupit B.

Golat për vendasit i shënuan Rafinha (32′) dhe Jordi Alba (83′).

Por, më i miri në këtë ndeshje ishte Ivan Rakitic, por me notë të lartë natyrisht që u vlerësuan edhe dy golashënuesit.

Icardi gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paraqitje të mirë bëri edhe Luis Suarez, i cili asistoi te goli i parë në këtë takim.

Më i miri te Interi ishte Samir Handanovic, i cili me pritet e tij nuk lejoi që humbja të jetë më e thellë për zikaltrit.

Si në çdo ndeshje të madhe, edhe në këtë Matias Vecino ishte në nivel.

Ai që dëshpëroi këtë herë ishte Mauro Icardi, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Barcelona:

Interi: