Mauro Icardi pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi argjentinas ka hapësirat e limituara këtë edicion dhe nuk po luan rregullisht.

Trajneri Mauricio Pochettino preferon treshen Mess-Neymar-Mbappe teksa edhe nga banka rezervë minutat për Icardin janë të paktë.

29-vjeçari ka vendosur të largohet nga Parc de Princes gjatë verës dhe ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Përkundër interesimit nga Newcastle United e Arsenal, argjentinasi nuk preferon transferimin në elitën e futbollit anglez.

Mediat italiane kanë raportuar se Icardi dëshiron rikthimin në Serie A dhe tri është numri i skuadrave që e duan atë.

Milan, Roma dhe Napoli janë duke monitoruar situatën e lojtarit vlera e të cilit tani është më e ulët.

PSG është gati ta shes yllin e tyre për një shumë prej 30 milionë eurove, por problem mbetet paga e tij e lartë prej 10 milionë në sezon.

Ish-anëtari i Barcelonës, Sampdorias dhe Interit këtë edicin ka zhvilluar 26 ndeshje ku ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/