LAJMI I FUNDIT:

Icardi flet keq për De Boerin, e ndryshe për Piolin

Icardi flet keq për De Boerin, e ndryshe për Piolin
during the International Champions Cup match between FC Internazionale Milano and Glasgow Celtic at Thomond Park on August 13, 2016 in Limerick, Ireland.

Mauro Icardi ka zbuluar se situata ishte bërë e padurueshme nën menaxhimin e trajneri Frank de Boer.

Holandezi kishte ardhur për ta zëvendësuar Roberto Mancini para fillimit të sezonit, por ai u shkarkua pas humbjes së shtatë të tij në 14 ndeshjet e para.


Stefano Pioli erdhi dhe e zëvendësoi atë dhe Interit duket që është futur në një rrugë të duhur.

“Situata me De Boer ishte bërë e padurueshme”, ka thënë  Icardi në një intervistë për Gazetën dello Sport.

Interi e gjen te Wolfsburgu mbrojtësin e majtë që është duke e kërkuar tash e një kohë
Lexo po ashtu Interi e gjen te Wolfsburgu mbrojtësin e majtë që është duke e kërkuar tash e një kohë

“Lojtarët të cilët nuk luanin ishin me të vërtetë të pakënaqur dhe nuk merrnin pjesë me shumë dëshirë as në festimet dhe gëzimin e ekipit”.

“Tani me Pioli atmosfera ka ndryshuar, madje edhe ata që nuk janë duke luajtur ndjehen të përfshirë në projekt dhe janë të kënaqur që të jetë pjesë e grupit”, ka thënë kapiteni i Interit. /Telegrafi/