LAJMI I FUNDIT:

Hummels i lënduar që nuk mori ftesë për Botërorin: Një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës

Hummels i lënduar që nuk mori ftesë për Botërorin: Një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës

Hansi Flick ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Edhe pse po kalon nëpër një formë fantastike, mbrojtësi gjerman Mats Hummels nuk ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Gjermanisë.


Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka mbetur i zhgënjyer, edhe pse ishte paraparë që ai të luante në Katar shkaku i përvojës së madhe që ka.

33-vjeçari ka zhvilluar 76 ndeshje me Kombëtaren A të Gjermanisë, ku ka realizuar edhe pesë gola.

“Nuk është çudi ta pranoj, ky është një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës sime”, tha Hummels.

“Do të kryqëzoj gishtat për ekipin në Kupën e Botës dhe do të përdor kohën time për t’iu përgjigjur një eksperience të tillë me punë të palodhur, siç bëj gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Hummels.

Për herë të fundit Hummels ishte grumbulluar me Kombëtaren në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Angli, ku luajti si titullar i rregullt në katër sfida.

Trajneri Hansi Flick publikoi listën e 26 lojtarëve të Gjermanisë dy ditë më parë, ku në në repartin defensivë janë ftuar emra si Antonio Rudiger, Niklas Sule, Nico Schlotterbeck, Thilo Kehrer dhe Matthias Ginter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori