Al Sharjah, një klub futbolli nga Emiratet e Bashkuara Arabe, bëri transferimin e tij më të madh në histori të tyre këtë javë.

Nuk ishte transfertimi më i madh për nga shuma e dëmshpërblimit të paguar, por për nga madhësia e emrit që mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bëhej fjalë për Paco Alcacer, ish-sulmues i Valencias, Barcelonës dhe Borussia Dortmundit dhe Villarrealit.

Alcacer mbërriti dje në Emirates dhe bëri një prezantim dhe dukej shumë i lumtur me huazimin te ky klub.

Megjithatë, huazimi u ndërpre tashmë sot. Villarreali njoftoi mesditën e sotme se klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe kishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme huazimin, ndërsa pak minuta më vonë ka njoftuar zyrtarisht zgjidhjen e kontratës me lojtari. Një manovër më shumë se e çuditshme.

Reklama
Reklama

Por mësohet se Alcacer ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Emirates për tre sezonet e ardhshme dhe për këtë arsye vazhdon me projektin e tij të ri larg Spanjës.

Alcacer kishte një kontratë deri në vitin 2025 me Villarrealin dhe është liruar për t’u angazhuar në Al Sharjah. /Telegrafi/