LAJMI I FUNDIT:

Hodhi akuza të rënda kundrejt saj, Afrona Dika i reagon publikisht Bleros

Hodhi akuza të rënda kundrejt saj, Afrona Dika i reagon publikisht Bleros
Foto: Facebook

Këngëtari shqiptar, Blero Muharremi, së fundmi ka dhënë një intervistë për Prive.

Ai ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndarjen nga blogerja Afrona Dika.


Artisti i njohur si shkak për ndarjen e tyre përmendi paratë, duke thënë se kur i janë kufizuar shpenzimet është parë si i keq nga ish-bashkëshortja.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë nuk mungoi një reagim publik nga Dika, e cila po ashtu ditë më parë dha versionin e saj të ndarjes nga Blero.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, u shpreh ajo.

“Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim” - Blero e krahason ndarjen e Afronës me atë nga Teuta Krasniqi
Lexo po ashtu “Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim” - Blero e krahason ndarjen e Afronës me atë nga Teuta Krasniqi

Kjo mbase ka qenë një kundërpërgjigje e biondes në drejtim të akuzave që hodhi ish-partneri i saj.

Foto: YouTube

Blero tutje theksoi se i ka ndihmuar me para Afronës për të hapur një biznes në Zvicër dhe që pas kësaj sipas tij modelja ishte zhdukur.

“Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, shtoi ai. /Telegrafi/