LAJMI I FUNDIT:

Historia interesante e Cameron Diaz se si u shndërrua nga një transportuese e drogës në një yll Hollywoodi

Historia interesante e Cameron Diaz se si u shndërrua nga një transportuese e drogës në një yll Hollywoodi
Foto: Getty Images

Aktorja e famshme e Hollywoodit, Cameron Diaz, ka treguar për herë të parë se gjatë viteve 90’ ka transportuar drogë, vetëm disa javë para se karriera e saj e aktrimit të niste me një rol kryesor në filmin “The Mask”.

Duke folur për emisionin “Second Life”, ajo tha se kishte mbledhur para të mjaftueshme për t’u transferuar në Paris dhe për të ndjekur modelingun, por që nuk kishte pasur fat të gjente punë atje.


“Isha atje një vit të plotë dhe nuk punova një ditë. Nuk mund të rezervoja një punë për të shpëtuar jetën time. Më pas gjeta një punë, por, në të vërtetë, isha si ‘një mushkë’ që transportonte drogë në Marok”, theksoi aktorja.

49-vjeçarja nuk ishte në dijeni që mbante substanca të paligjshme deri në mbërritjen në aeroport dhe kur e kuptoi ishte në panik të madh.
“Ishte fillimi i viteve ’90 dhe më dhanë një valixhe të mbyllur që kishte ‘kostumet’ e mia në të. Unë u thashë, se nuk e di, nuk është e imja, nuk e kam idenë e kujt është. Kjo ishte e vetmja punë që mora në Paris”, u shpreh tutje ajo.

Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë
Lexo po ashtu Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë

Cameron më pas e kishte lënë valixhen me zyrtarët ndërsa u kthye në Francë, duke e përmendur atë si punën e parë dhe të fundit që kishte në Paris.

View this post on Instagram

A post shared by Cameron Diaz (@camerondiaz)

Por pas arratisjes, Diaz më në fund mori ofertën e madhe në Los Angeles, rreth profesionit që dëshironte të bënte.

Producentët po kërkonin një femër për të luajtur së bashku me Jim Carrey në atë që u bë hit i vitit 1994, “The Mask”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Cameron Diaz (@camerondiaz)

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori