LAJMI I FUNDIT:

Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë

Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë
(Foto: USA Today)

Në një intervistë për podcastin Rule Breakers, Cameron Diaz ka treguar se nuk i jep më rëndësi dukjes dhe se madje rrallë e lan fytyrën.

“Unë e respektoj që disa femra i ndjekin standardet e bukurisë. Më parë shqetësohesha për dukjen, por tani nuk më intereson fare”, ka thënë aktorja.


Sigurisht, ajo e kupton presionin e famës dhe krahasimin e vazhdueshëm me të tjerët. Rreth dhjetë vite më parë, ylli hollivudian vendosi të tërhiqej nga sytë e publikut dhe të mos i kushtojë aq shumë vëmendje kujdesit ndaj lëkurës.

(Foto: Instagram/camerondiaz)

“Është fjalë për fjalë gjëja e fundit që mendoj. Nuk shqetësohem për pamjen time. Nuk e rregullohem më, shumë rrallë kur e laj fytyrën. Në rastin më të mirë, e bëj dy herë në muaj”, është shprehur 49-vjeçarja.

Diaz u martua me Benji Madden në vitin 2015. Ajo solli në jetë vajzën Raddix dy vite më parë. Në vend që të rregullohej, ajo e ktheu vëmendjen te pasioni i saj i ri – gatimi.

“Gjatë karantinës së parë kam gatuar secilin vakt. Gatimi është gjuha ime e dashurisë. Më pëlqen të përgatis ushqim për fëmijën dhe burrin tim”, ka shtuar Cameron. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Cameron Diaz (@camerondiaz)