LAJMI I FUNDIT:

Historia e dhimbshme e Dwight Ritchie: Boksieri që i mbijetoi dy herë kancerit, vdiq tragjikisht në moshën 27 vjeçare

Historia e dhimbshme e Dwight Ritchie: Boksieri që i mbijetoi dy herë kancerit, vdiq tragjikisht në moshën 27 vjeçare
Dwight Ritchie (Foto: Mark Kolbe/Getty Images/Guliver)

Në një aksident tragjik gjatë stërvitjeve, të shtunën ka ndërruar jetë boksieri Dwight Ritchie. Ai ishte 27 vjeçar.

Australiani ishte duke bërë sparing me Michael Zerafa në Melbourne, me ç’rast ka marrë një goditje fatale në trup që ka rezultuar me vdekjen e tij.

Boksieri Dwight Ritchie humb jetën gjatë stërvitjeve pas një goditjeje fatale në trup
Lexo po ashtu Boksieri Dwight Ritchie humb jetën gjatë stërvitjeve pas një goditjeje fatale në trup

Gjatë karrierës së tij, Ritchie i ka zhvilluar 21 duele duke regjistruar 19 fitore, ndërsa ka humbur vetëm dy herë.

Humbja më e fundit e tij ishte në muajin gusht ndaj Tim Tszyu (djalit të ish-kampionit të botës, Kostya Tszyu), me të cilin u përball për titullin IBF Australasian të peshave super-të mesme të lehta. Dwight humbi me vendim të gjyqtarëve.

Ritchie ishte kampion në atë kategori, ndërsa në të kaluarën ka qenë kampion i titullit australian të peshave të mesme.

Tim Tszyu dhe Dwight Ritchie (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

Ai ka pasur një fëmijëri të dhimbshme, duke qenë se ka arritur t’i mbijetojë dy herë kancerit. Boksieri lindi dhe u rrit në Shepparton të Victorias (shtet në juglindje të Australisë), ndërsa si foshnje ishte diagnostikuar me kancer.

Diagnoza e tij e parë ishte në moshën gjashtëmujore, të cilën e kaloi, por një vit më pas sërish u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse. Ai ia doli sërish t’i mbijetonte kancerit.

“Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që e kanë pasur nëna dhe gjyshja ime duke shkuar dhe duke i vizituar vazhdimisht mjekët në Melbourne. Fatmirësisht, që atëherë nuk ka pasur shenja të rikthimit”, kishte rrëfyer boksieri për sëmundjen e tij.

Dwight Ritchie (Foto Cameron Spencer/Getty Images)

Mirëpo, më 9 nëntor 2019 nuk arriti që të rikthehej në jetë pas goditjes fatale që mori në trup duke i dëmtuar organet e brendshme. Të pranishmit u përpoqën t’ia jepnin ndihmën e parë dhe ta reanimonin, por pa sukses.

Ritchie pritej të kthehej në ring në muajin e ardhshëm (saktësisht më 6 dhjetor) në duelin ndaj Tommy Browne, të vlefshëm për titullin e peshave të mesme të lehta.

Ai ka lënë tre fëmijë pas vetes, ndërsa ekipi ‘Ellis Boxing’ ka nisur një fondacion për të grumbulluar fonde për t’i mbështetur financiarisht fëmijët e boksierit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori