LAJMI I FUNDIT:

Heroi i Real Madridit, Rodrygo: Kam diçka të veçantë me Ligën e Kampionëve, në festë imitova Ronaldon

Heroi i Real Madridit, Rodrygo: Kam diçka të veçantë me Ligën e Kampionëve, në festë imitova Ronaldon

Rodrygo Goes ishte hero i Real Madridit në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Chelseat, pasi shënoi të dy golat në fitoren 2-0 të Los Blancos.

Real Madridi u duk se do të kishte vështirësi në fillimin e ndeshjes, por në pjesën e dytë ishte Rodrygo, i cili me dy gola vulosi fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale.


Kjo vazhdoi serinë e golave ​​të rëndësishëm të brazilianit në Ligën e Kampionëve, diçka që ai vetë nuk di si ta shpjegojë.

Real Madridi eliminon Chelsea dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve - aty ku e pret testi i vërtetë
Lexo po ashtu Real Madridi eliminon Chelsea dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve - aty ku e pret testi i vërtetë

“Nuk di si ta shpjegoj, por gjithmonë them se është një garë e veçantë për mua, sa herë që luaj kam mundur të bëj diçka të veçantë për ekipin tim, shpresoj të vazhdoj kështu dhe të jap më shumë asistime dhe më shumë gola”, ka thënë fillimisht Rodrygo për Cadena Cope.

“Ndihem si titullar, ndihem i rëndësishëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të vazhdoj kështu. Kam diçka të veçantë me Ligën e Kampionëve. Mund të jetë momenti im më i mirë, por dua të bëj shumë më tepër”.

31 pasime dhe 68 prekje radhazi para se të shënonin gol: Kështu luan Real Madridi
Lexo po ashtu 31 pasime dhe 68 prekje radhazi para se të shënonin gol: Kështu luan Real Madridi

Rodrygo u pyet gjithashtu për festën e tij, një imitim i kërcimit rrotullues të Cristiano Ronaldos.

“Mendova të rrëshqas në gjunjë, por kam një problem dhe Cristiano, idhulli im, më erdhi në mendje”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori