LAJMI I FUNDIT:

Hernanes: Juve nuk duhet të dekoncentrohet

Hernanes: Juve nuk duhet të dekoncentrohet

Mesfushori i Juventusit, Hernanes, thotë se ekipi i tij ka periudhë të mirë, por që duhet të mos humbë fokusin.

Bianconerët janë rikuperuar nga starti i dobët i sezonit, për të qenë në krye të klasifikimit në Serie A me 19 fitore në 20 ndeshjet e fundit në Serie A.

“Pas startit të sezonit që nuk ishte i mirë, ne fiksuam të gjitha”.


“Ne jemi përshtatur mirë, dhe jam i kënaqur që jam këtu në Torino për këtë. Mendoj se mund ta shihni këtë edhe në fushë”.

“Ne po kalojmë nëpër periudhë të mirë, ne kemi gjetur mentalitetin e duhur dhe rrjedhën e duhur në lojën tonë”, ka thënë Hernanes. /Telegrafi/