LAJMI I FUNDIT:

Henderson flet për përvojën e parë si kundërshtar i Messit, tregon pse nuk e ndërroi fanellën me argjentinasin

Henderson flet për përvojën e parë si kundërshtar i Messit, tregon pse nuk e ndërroi fanellën me argjentinasin

Jordan Henderson ka folur rreth përvojës së tij për të luajtur kundër Lionel Messit për herë të parë.

Barcelona mundi Liverpoolin 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou më parë këtë muaj, me 31 vjeçarin argjentinas që shënoi dy gola.


Kapiteni i Liverpoolit, Henderson, nuk e filloi ndeshjen si titullar, por u inkuadrua në pjesën e parë pas lëndimit të Naby Keita dhe tani anglez ka kujtuar ndjenjat e tij gjatë lojës së parë kundër Messit.

Milner zbulon debatin me Messin në tunel: Më quajti gomar pas pjesës së parë, nuk e dinte se kuptoj spanjisht
Lexo po ashtu Milner zbulon debatin me Messin në tunel: Më quajti gomar pas pjesës së parë, nuk e dinte se kuptoj spanjisht

“U inkuadrova në lojë shumë herët, kur Naby Keita u lëndua. Ishte hera e parë që kisha qenë në një fushë me Lionel Messin”, ka thënë fillimisht Henderson për Daily Mail.

Henderson gjatë një aksioni me Messin

“Ju nuk mendoni për veten tuaj: “Oh Zoti im – ky është ai”, por nuk ka dyshim se ai luan ndeshjen ndryshe kur e shihni atë në TV. Ai është shumë i shpejtë”.

Krahasimet e statistikave të Messit në sezonit 2018-19 me tre finalistët e Topit të Artë 2018, argjentinasi thuajse më i mirë se të tre së bashku  
Lexo po ashtu Krahasimet e statistikave të Messit në sezonit 2018-19 me tre finalistët e Topit të Artë 2018, argjentinasi thuajse më i mirë se të tre së bashku  

“Duke menduar tani për goditjen e tij të lirë, ende nuk mund të besoj se ai shënoi atë. Në të vërtetë mendova se do të luaj shkurt”.

“Ju kam thënë disa herë se sa i mirë është Alisson, por Messi e goditi topin në një zonë që ‘Ali’ nuk mundi ta mbronte. Goditja, ritmi, saktësia – ishte absolutisht e përkryer”, përfundoi mesfushori i Liverpoolit.

Treshja e Liverpoolit, tre nga pesë favoritët e Topit të Artë - Messi kryesori
Lexo po ashtu Treshja e Liverpoolit, tre nga pesë favoritët e Topit të Artë - Messi kryesori

Anglezi tregoi tutje edhe pse nuk e ndërroi fanellën me yllin argjentinas: “Sa isha në Sunderland, Roy Keane më tha se nëse kërkon fanellën e dikujt, duket sikur ke frikë prej tyre”.

“Unë u ktheva në shtëpi me fanellën e Luis Suarezit, pasi ai është një djalë i mirë dhe më dha atë si shenj që kishim luajtur së bashku te Liverpooli”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori