LAJMI I FUNDIT:

Hendbollistët e rinj të Kosovës në vitin e ardhshëm paraqiten në dy kampionate evropiane

Hendbollistët e rinj të Kosovës në vitin e ardhshëm paraqiten në dy kampionate evropiane
(Foto: kosovapress.com)

Për shkak të përhapjes së coronavirusit, shumë ngjarje sportive janë anuluar apo janë shtyrë, duke përfshirë edhe ngjarje me rëndësi për hendbollin kosovar.

Sa i takon kampionateve evropiane për hendbollistë të rinj, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka vendosur që ngjarjet t’i shtyjë për në janar të vitit të ardhshëm.

Në korrik është dashur të mbahen kampionatet evropiane të grupmoshës U20, ndërsa në gusht kampionatet evropiane të grupmoshës U18 për hendbollistë.

Kosova U20 merr pjesë në njërin nga dy Evropianët e Divizionit B në këtë grupmoshë. Kosova do të garojë në Riga të Letonisë. Evropiani në Riga të Letonisë do të mbahet prej 8 deri më 17 janar 2021.

Kosova U20 është në grupin B së bashku me Bjellorusinë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun dhe Bullgarinë. Pas ndryshimit të terminit, grupi duhet të konfirmohet deri më 12 qershor. Në grupin tjetër janë Rumania, Turqia, Gjeorgjia, Letonia, Britania e Madhe dhe Belgjika.

Kosova U18 merr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Evropiani U18 në Mal të Zi mbahet prej 25 deri më 31 janar të vitit 2021. Kosova U18 është në grup me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Në grupin tjetër janë Rumania, Luksemburgu, Letonia e Azerbajxhani. Mbahen Evropianë të Divizionit B edhe në Bullgari e Maqedoni të Veriut, por që duhet të konfirmohen deri më 12 qershor.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori