Hendboll, derbi luhet në Ferizaj

Kjo ndeshje nis në ora 19:00. Skuadra pejane, Besa është e para në klasifikim me 29 pikë, ndërsa Kastrioti është i treti me 19. Në rast të fitores, Besa thuajse e siguron titullin, ndonëse luhet vetëm xhiroja e dytë e stinorit pranveror,transmeton koha.net.
Ndeshjet tjera të xhiros së 16-të janë: Samadrexha - Kosova (19:00), Drenica - Vëllaznimi (19:00) dhe Prishtina - Zhegra (15:30). Te femrat stinori pranveror nisi të premten me ndeshjen ndërmjet Istogut e Vëllaznimit.
Të shtunën (sot) luhen dy ndeshje të xhiros së 12-të: Samadrexha - Kosova (14:30) e Drita - Kastrioti (17:30). Takimi mes Prishtinës e Shqiponjës luhet të dielën (15:30).

Nga
Telegrafi
28/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































