LAJMI I FUNDIT:

Hazard e ka pyetur Kovacicin për atmosferën te Reali

Hazard e ka pyetur Kovacicin për atmosferën te Reali

Mateo Kovacic është i bindur në përkushtimin e sulmuesit belg te Chelsea.

Kroati është i huazuar te Chelsea nga Real Madrid, të cilat janë duke kërkuar shërbimet e Eden Hazardit.


“Për mua, ai është një lojtar i pabesueshëm”, tha futbollisti, i cili u shpall nënkampion i botës me Kroacinë.

Mateo Kovacic në stërvitje (Foto: Twitter/Chelsea FC)

“Nuk e dija se ishte aq i mirë dhe lehtësisht mund të them se është një nga dy ose tre lojtarët më të mirë në botë”.

“Ai më pyeti se si ishte atje (në Real), por ne presim që të kemi një sezon të mirë së bashku, të përqendrohemi plotësisht te Chelsea. Ai është shumë i fokusuar në gjëra të mëdha me Chelsean”, tha lojtari.

Reali ofron Iscon e Kovacicin për Hazardin
Lexo po ashtu Reali ofron Iscon e Kovacicin për Hazardin

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme mediat kanë raportuar se Los Blancos janë të gatshëm ta shesin Iscon dhe Kovacicin te Chelsea për shërbimet e reprezentuesit të Belgjikës.

Ndryshe, kampionët e botës për klube gjithashtu janë të interesuar edhe për lojtarët e PSG-së, Kylian Mbappe si dhe Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori