Haxhi Krasniqi e vendos datën për duelin e kampionit të botës

Idhulli i shqiptarëve anë e mbanë botës ka zgjedhur rrjetin social Facebook, më saktësisht profilin e tij për të lajmëruar rreth kësaj ngjarje të madhe,transmeton Telegrafi.
Ai u ka premtuar të gjithë tifozëve të tij se do ta jap maksimumin për mos t’i zhgënjyer, derisa i ka ftuar të jenë prezent më 21 mars në qytetin Rostock të Gjermanisë, ku do të mbahet dueli.
“Me 21 Mars do të luftoj për titullin WBA të botës kundër kampionit të botës Jürgen Brähmer. Kjo nuk është vetëm një ndeshje sporti për mua, për të fituar titullin e botës kam sakrifikuar shumë deri tani dhe dua të shkruaj histori, andaj lufta e 21 marsit është më shumë se vetëm një duel boksi”
“Por, në fakt nuk dëshiroj të foli apo të shkruaj shumë tani, unë gjithë kohën time do i`a kushtoj stërvitjeve dhe do ta fitoj titullin. Unë shpresoj se ju të gjithë me 21 mars do të udhëtoni drejt qytetit Rostock për të më mbështetur. Më besoni se do jap gjithçka për të dalë faqebardhë nga Ringu. Ju falëmnderit, i juaji Haxhi Krasniqi”, shkroi Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/



















































