LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles anulon koncertin e Kopenhagës pas të shtënave masive në një qendër tregtare, që ndodhej shumë afër vendit ku po performonte

Harry Styles anulon koncertin e Kopenhagës pas të shtënave masive në një qendër tregtare, që ndodhej shumë afër vendit ku po performonte
Foto: Screenshot/Instagram

Një koncert i Harry Styles në Kopenhagë është anuluar pasi disa persona u qëlluan për vdekje në një qendër tregtare aty pranë.

Ish-ylli i “One Direction”, 28 vjeç, do të performonte në ambientet e Royal Arena të dielën mbrëma, si pjesë e shfaqjeve të tij të shumëpritura të “Love On Tour”.


Të dielën pasdite, policia daneze iu përgjigj një të shtënash në qendrën tregtare Field shumë pak larg nga arena, e cila ndodhet në periferi jugore të qytetit.

Harry Styles (Foto: Wire)

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur, tha policia, ndërsa një 22-vjeçar danez është arrestuar pasi u ndalua pranë vendit të ngjarjes.

Harry Styles ndihmon një fans në koncert të tregoj hapur orientimin e tij seksual
Lexo po ashtu Harry Styles ndihmon një fans në koncert të tregoj hapur orientimin e tij seksual

Në një postim në Snapchat, Styles tha: “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë që ishin të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Kopenhagës. Jam i shokuar. Me dashuri Harry”.

Agjencia e lajmeve PA fillimisht kishte raportuar se shfaqja pritej të vazhdonte pavarësisht të shtënave pasi zbatimi i ligjit në zonë u ka treguar organizatorëve se ata lejohen ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt.

View this post on Instagram

A post shared by @harrystyles

Por shfaqja, e cila duhej të fillonte në orën 20:00 me orën lokale (19:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), u vonua dhe më pas u anulua përfundimisht.

Videoja e postuar në rrjete sociale tregoi një prezantues në skenë duke informuar fansat tashmë në arenë se koncerti nuk do të zhvillohej dhe policia do t’i shoqëronte në metro që të largoheshin nga zona.

View this post on Instagram

A post shared by @harrystyles

Styles nisi me turneun “Love On Tour” por iu ndalua të performonte për shkak të situatës me pandeminë.

Turneu i riplanifikuar filloi në shtator 2021 në Las Vegas përpara se të nisej nëpër ShBA, me turneun evropian që nisi në Glasgow muajin e kaluar. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori