LAJMI I FUNDIT:

Harry dhe Meghan Markle janë larguar nga Kanadaja për në Los Angeles, nga frika e mbylljes së kufirit për shkak të coronavirusit

Harry dhe Meghan Markle janë larguar nga Kanadaja për në Los Angeles, nga frika e mbylljes së kufirit për shkak të coronavirusit

Princi Harry dhe Meghan Markle janë larguar nga Kanadaja në kërkim të një gjendjeje më të mirë dhe ata kanë shkuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles, ka pohuar një burim i brendshëm pranë çiftit mbretëror.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it vendosën të largohen nga ishulli Vancouver – ku ata kanë qëndruar që kur vendosën të tërhiqen si mbretër të vijës së parë – mes frikës se kufiri ShBA-Kanada mund të mbyllet për shkak të coronavirusit, shkruan DailyMail.


“Dyshja donin të ishin afër ‘ekipit të tyre të ri të agjentëve dhe PR-ve të Hollywoodit’, si dhe miqtë e Meghanit dhe nënës së saj Doria”, tha një burim për The Sun.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Simon Dawson – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Tani ata besohet se janë në izolim në zonën e Hollywoodit me fëmijën e tyre dhjetë muajsh, Archie-n.

Ndërsa lajmet për lëvizjen e tyre u përhapën gjithandej, nëna e Meghan Markle, Doria u pa duke ecur me qenin e saj në zonën View Park të Los Angelesit të enjten.

63-vjeçarja, ish-punonjëse sociale dhe instruktorje e jogës kishte vënë një palë syze dielli dhe një shami në kokë, ndërsa po shëtiste në kohën e saj të lirë me qentë e saj.

Doria Ragland u bë një personazh i famshëm global kur mori pjesë në dasmën mbretërore të së bijës, gati dy vjet më parë.

Ish-burri i saj, drejtori i ndriçimit të televizionit, Thomas Markle, babai i dëbuar i Meghanit, ishte mungesë e dukshme në dasmën mbretërore.

Duket se Doria Ragland tani do të ketë një shans për të parë nipin e saj më shpesh.

Lëvizja e fundit e çiftit thuhet se ka habitur dhe tmerruar të tjerët në familjen mbretërore, të cilët kishin shpresuar se mund të ktheheshin në Britani për të ndihmuar në mes të pandemisë coronavirus.

Princi Charles, 71 vjeç, babai i Harryt, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Meghan thuhet se e ka ndaluar Harry-un të udhëtonte për ta parë atë, por dyshja mendohet se kanë folur përmes telefonit.

“Trashëgimtari i fronit është në izolim në Balmoral në Skoci me gruan e tij”, Camilla, thanë përfaqësuesit për mbretin në një deklaratë.

Familja Mbretërore (Foto: Phil Harris – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Një burim i tha DailyMail.com të mërkurën se Meghan e kishte ndaluar burrin e saj të udhëtonte në Britani të Madhe për të parë babanë e tij të sëmurë. Harry e pa babanë e tij për herë të fundit në Shërbimin vjetor të Commonwealth në Westminster Abbey në Londër në 9 mars.

DailyMail.com zbuloi më parë se Meghan dhe Harry ishin duke u izoluar në Kanada, dhe Meghan kishte besuar se burri i saj ndihej ‘i pafuqishëm’ dhe se ‘shqetësohej’ për Mbretëreshën dhe babanë e tij Princin Charles të prekur me coronavirus.

Familja Mbretërore (Foto: Phil Harris – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Një burim i brendshëm pranë tyre tregoi: “Meghan i tha rrethit të saj të ngushtë të miqve se Harry ka komunikuar me Princin William dhe Mbretëreshën në një bazë goxha të qëndrueshme”.

“Ajo tha se kjo krizë botërore në fakt i ka afruar ata të gjithë, sidomos Harryn me vëllanë e tij”, tregoi më tej burimi.

“Harry ua ka bërë shumë të qartë atyre se ai do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar nga Kanada. Meghan tha se ata janë mirënjohës, veçanërisht Harry, që ata mund të kalonin kohën me familjen e tij përpara se të fillonte gjithë kjo marrëzi”, ka treguar burimi i brendshëm pranë Meghan Markle.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Ndërsa ishte në izolim të vetvetes, Meghan dhe Harry filluan të punojnë me ekspertë se si t’i shërbejnë më mirë publikut gjatë kësaj kohe, duke besuar se pandemia është gjithashtu një krizë e shëndetit mendor dhe ndjeheshin “të detyruar të ndihmojnë”.

Ata që atëherë kanë përdorur llogarinë e tyre SussexRoyal në Instagram për të shkëmbyer këshilla se si të qëndroni të sigurt gjatë pandemisë, së fundmi duke ndarë një postim me gjashtë rekomandimet e OBSH-së. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Eddie Mulholland-WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori