LAJMI I FUNDIT:

Harvey Weinstein akuzohet edhe për prostitucion

Harvey Weinstein akuzohet edhe për prostitucion

Harvey Weinstein muajt e fundit po përballet me akuza të rënda rreth ngacmimeve seksuale.

Producenti dhe regjisori i famshëm hollivudian tashmë është akuzuar edhe për prostitucion.


Kendian Noble, aktorja britanike e ka paditur atë në një prej gjykatave amerikane se e ka joshur në festivalin e Kanës së Francës duke i premtuar një rol në një film gjersa në vend të kësaj e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale.

Kendian Noble

Në fakt, në padi nuk është shkruar se Weinstein po akuzohet për trafikim apo shfrytëzim prostitucioni.

Por ligjet amerikane ndalojnë përdorimin e forcës, kërcënimit apo detyrimin për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të vlerës duke u konsideruar si shfrytëzim prostitucioni.

Të gjitha lajmet nga Harvey Weinstein
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harvey Weinstein

“Vlera” në këtë rast është fitimi i një roli në një nga filmat e Weinstein ndërsa ngjarja ka ndodhur tre vjet më parë.

Ndryshe, 65-vjeçari është akuzuar për ngacmim seksual edhe prej shumë aktorëve mesin e tyre edhe Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie. /Telegrafi/