eksperti ad

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar edhe arsyen pse shpesh shfaqet e shoqëruar nga një bodyguard.

E ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, modelja, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore dhe ndërhyrjet estetike, u pyet rreth pranisë së vazhdueshme të një truproje pranë saj.


“Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë”, u shpreh Benita.

Ajo sqaroi se nuk e ka marrë këtë vendim për shkak se është ndier ndonjëherë e rrezikuar, duke theksuar se përkundrazi, nga publiku merr shumë dashuri.

“Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë. Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi”, deklaroi modelja.

- YouTube youtu.be

E pyetur nëse prania e një bodyguardi e bën më interesante në sytë e publikut, Benita tha se nuk mendon në atë mënyrë, megjithëse pranoi se mund të krijojë një imazh më "showgirl".

“Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im. Ndonjëherë them se qejfet e mia nuk i prish për askënd. As nuk e bëj për publik”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar zgjedhjen e modeles për t'u shoqëruar me një truprojë, edhe pse vetë ajo insiston se bëhet fjalë vetëm për një preferencë personale dhe jo për një domosdoshmëri sigurie. /Telegrafi/