LAJMI I FUNDIT:

Guardiola përjashton transferimin e Iscos

Guardiola përjashton transferimin e Iscos
Pep Guardiola (Getty Images)

Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e Manchester Cityt për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Isco nënshkroi një kontratë të re me kampionët evropianë në muajin shtator.


Në atë kontratë të re u përfshi një klauzolë marramendëse prej 700 milionë eurosh.

Isco, objektivi kryesor i Manchester Cityt
Lexo po ashtu Isco, objektivi kryesor i Manchester Cityt

Por, e ardhmja e tij gjithmonë ka qenë e përfolur për një largim nga Santiago Bernabeu, ku Manchester City është cilësuar si destinacioni i ri.

Isco Alarcon (Getty Images)

Megjithatë, trajneri i Cityt, Guardiola është i bindur se spanjolli nuk do të forcojë më tej kampionët e Ligës Premier.

Isco: Te Reali jam në klubin e duhur
Lexo po ashtu Isco: Te Reali jam në klubin e duhur

“Jo, Manchester City nuk do të nënshkruajë me Iscon”, ka thënë Guardiola për mediat angleze.

Nuk është e qartë nëse Isco do të kërkojë një largim nga Bernabeu pasi ai luajti si titullar në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/