LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e kërkon me çdo kusht transferimin e Araujos, takohet me agjentin e tij

Guardiola e kërkon me çdo kusht transferimin e Araujos, takohet me agjentin e tij

Ronald Araujo është duke shkëlqyer këtë edicion me Barcelonën, ku është bërë një titullar i padiskutueshëm.

Mbrojtësi i talentuar uruguaian megjithatë mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.


Katalunasit duan t’ia vazhdojnë kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2023, por ende nuk kanë arritur marrëveshje me lojtarin dhe agjentin e tij.

22-vjeçari ka një pagë prej vetëm 900 mijë eurove në sezon dhe duke marrë parasysh formën që po kalon, pretendon të fitojë rreth katër herë më shumë.

Manchester City është futur fuqishëm në garë për transferimin e Araujos dhe e përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Pep Guardiola ështëtakuar me agjentin e lojtarit Edmundo Kabchi.

Tekniku katalunas e pëlqen shumë Araujon dhe synon transferimin e lojtarit në afatin kalimtar të verës.

Gjithsesi lojtari ndihet mirë në Camp Nou, por synon që të marrë pagë shumë më të lartë se sa fiton aktualisht te Barcelona.

Në garë për qendërmbrojtësin e talentuar janë edhe skuadra si Real Madrid, Manchester United, Chelsea e Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori