LAJMI I FUNDIT:

Grezda zëvendësues i Pjacas te Dinamo?

Grezda zëvendësues i Pjacas te Dinamo?

Eros Grezda është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

Mesfushori i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit ka përfunduar në radarët e Dinamos së Zagrebit.


Kampionët e Kroacisë e shohin 21-vjeçarin e lindur në Gjakovë si zëvendësueses ideal të talentit Marko Pjaca, i cili pak ditë më parë u transferua zyrtarisht te Juventusi për rreth 23 milionë euro.

Grezda për momentin është nën kontratë deri në 30 Qershor të vitit 2019 me Lokomotivën e Zagrebit. Megjithatë drejtuesit e Dinamos për të bindur skuadrën tjetër nga Zagrebi të lejojë largimin e lojtarit janë gati të ofrojnë një milion euro.

Pikërisht me këtë shumë vlerësohet kartoni i Eros Grezdës nga faqja e specializuar për transferimet e futbollistëve, transfermarkt.de. Te Lokomotiva do ta kenë të vështirë ti thonë jo Dinamos së Zagrebit nëse interesimi i këtyre të fundit është konkret duke ditur edhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes drejtuesve të dy klubeve, transmeton SuperSport.

Dinamo Zagrebit e përdor Lokomotivën si një klub satelit ku huazon lojtarë të rinj të moshë të cilët arrijnë të fitojnë eksperiencën e nevojshme te kjo. Rasti më i fundit është ai një shqiptari pikërisht Endri Cekicit. Talenti i kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve luan që prej Janarit të vitit 2016-të nga Dinamo e Zagrebit te Lokomotiva në formë huazimi. Sa i përket Eros Grezdës me një kalim të mundshëm te skuadra më e madhe e futbollit kroat ai do të bënte një hap të rëndësishëm përpara në karrierën e tij pasi do ti jepej mundësia të luante edhe në fazën  e grupeve të një prej dy kompeticioneve më të rëndësishme evropiane, duke patur parasysh faktin që Dinamo e Zagrebit kualifikohet rregullisht në grupet e Ligës së Kampionëve ose Ligës së Evropës.

21-vjeçari shqiptar spikati sezonin e kaluar me Lokomotivën e Zagrebit teksa zhvilloi në total 29 ndeshje në kampionatin kroat duke realizuar edhe 9 gola, edhe pse luan në rolin e mesfushorit të krahut.

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori