LAJMI I FUNDIT:

Gresa Behluli zbulon se si do të duket fustani i saj i nusërisë

Gresa Behluli zbulon se si do të duket fustani i saj i nusërisë
Foto: Gresa Behluli/Instagram

Këngëtarja Gresa Behluli, e njohur si vajza e artistes së madhe Shkurte Fejza, shumë shpejt do të bëhet nuse.

Ajo këtë vit do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë dhe që tani ka nisur përgatitjet për dasmën e saj.


View this post on Instagram

Dress by @womenfashion.ks Hair & make up: @studiosebi

A post shared by Gressa Behluli (@gressabehluli) on Jan 9, 2019 at 10:19am PST

Në rrjetet sociale në të cilat është mjaft e ndjekur nga fansat, Gresa ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër, duke treguar pak nga fustani i saj i nusërisë.

Nga videoja vërehet se mbi kreacionin që ajo do ta veshë në dasmën e saj është punuar me mjaft përkushtim dhe do të jetë një fustan nusërie shumë i veçantë.

Gresa përndryshe ka qenë shumë aktive viteve të fundit në muzikë, duke publikuar projekte muzikore, por edhe duke qenë krah nënës së saj vazhdimisht nëpër koncerte e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/