LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka paralajmëron Manchester Cityn në garën për titull, derisa ka një mesazh edhe për Bukayo Sakan

Granit Xhaka paralajmëron Manchester Cityn në garën për titull, derisa ka një mesazh edhe për Bukayo Sakan

Granit Xhaka këmbëngul se lojtarët e Arsenalit nuk po luajnë lojën e fajit në lidhje me Bukayo Sakan, shkaku i penalltisë së humur nga ky i fundit në ndeshjen ndaj West Ham United dhe paralajmëroi Manchester Cityn se nuk është e sigurt asgjë për ta.

Topçinjtë përballen me Southamptonin në shtëpi pas dy barazimeve të fundit, për më shumë kur kishin epërsinë prej  dy golash (ndaj Liverpoolit dhe West Hamit).


Por, pavarësisht lëshimit të pikëve në garën kundër skuadrës së Pep Guardiolës, Xhaka është i bindur se lojtarët janë gati për të ecur përpara.

Mikel Arteta nënvizon katër ndryshime të Granit Xhakës që kanë frymëzuar Arsenalin këtë sezon
Lexo po ashtu Mikel Arteta nënvizon katër ndryshime të Granit Xhakës që kanë frymëzuar Arsenalin këtë sezon

“Nuk kemi nevojë të fajësojmë askënd, as Bukayon, as ndonjë lojtar tjetër”, deklaroi mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane. “Dua të them, sigurisht që ai humbi penalltinë. Por, kjo i ndodh jo vetëm atij, por edhe lojtarëve më të mëdhenj se ai”.

“Ky djalë është kaq i ri, ai është 21. Por, ai është aq i fortë mendërisht. Ne nuk jemi të shqetësuar për të. Sigurisht, ai ishte shumë i zhgënjyer, si gjithë skuadra”.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova" - Xhaka me deklaratë të fuqishme në dokumentarin për Helvetikët
Lexo po ashtu “Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova" - Xhaka me deklaratë të fuqishme në dokumentarin për Helvetikët

“Ne kemi edhe 10 lojtarë të tjerë në fushë. Ai ka nevojë për mbështetjen tonë ndoshta më shumë tani se më parë. Ai është i ri dhe kjo është një përvojë më shumë për të ardhmen e tij. Por, unë mendoj se ai është aq i fortë mendërisht sa do të rikthehet dhe do ta tregojë të premten”, ka shtuar më tej Xhaka.

Mesfushori deklaroi më tej se ndaj Southamptonit ata presin një lojë të vështirë, por që do të tentojnë me të gjitha forcat t’i mposhtin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori