LAJMI I FUNDIT:

Graham Potter e dëshiron Martinellin, Chelsea konsideron një ofertë shokuese për të marrë yllin e Arsenalit

Graham Potter e dëshiron Martinellin, Chelsea konsideron një ofertë shokuese për të marrë yllin e Arsenalit

Chelsea thuhet se po monitoron yllin e Arsenalit, Gabriel Martinelli, pasi spekulimet vazhdojnë të rrethojnë të ardhmen afatgjatë të brazilianit.

Martinelli ka çimentuar një vend të rregullt titullari te Arsenali dhe ka vazhduar të impresionojë këtë sezon nën drejtimin e Mikel Artetës.


21-vjeçari tashmë ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në nëntë ndeshje këtë sezon.

Ai tani ka shënuar 21 gola në 93 paraqitje për Topçinjtë që kur iu bashkua klubit nga skuadra braziliane Ituano në vitin 2019.

Martinelli ka nisur çdo ndeshje të Ligës Premier për Arsenalin këtë sezon dhe paraqitjet e sulmuesit anësor kanë filluar të tërheqin vëmendjen nga skuadrat e tjera në Ligën Premier.

Sipas mediumit Daily Mail, rivali londinez, Chelsea është njëri nga disa klube që aktualisht monitorojnë Martinellin.

Lojtari thuhet se pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Bluve, Potter, dhe drejtuesit duan ta bëjnë një ofertë befasueses.

Martinelli është nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por klubi nga Emirates është i prirur ta lidhë atë me një marrëveshje të re afatgjatë.

Përveç Martinellit, Arsenali po punon gjithashtu për kontrata të reja për Bukayo Saka dhe William Saliba, i cili ka impresionuar që kur u kthye nga huazimi i tij në klubin francez Marseille.

Ky medium shton se nuk ka gjasa që Arsenali të konsiderojë shitjen e Martinellit në vitin e ardhshëm e sidomos te njëri prej rivalëve të tyre kryesorë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori