LAJMI I FUNDIT:

Goretzka në radarin e Juventusit

Goretzka në radarin e Juventusit
Lojtari i talentuar gjerman gati për hapin e madh në karrierë

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus synon të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emri më i ri në listën e bardhezinjve është ai i mesfushorit gjerman, Leon Goretzka.


21-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit organizator është duke u përcjellë nga agjentët e Juventusit.

Falë paraqitjeve të tija të mira, Goretzka është ftuar edhe në Kombëtaren e Gjermanisë.

Në Itali janë të bindur se Juventus do ta transferojë talentin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.

Besohet se Schalke do ta lë të lirë të largohet yllin e saj të ri për 25 milionë euro. /Telegrafi/