LAJMI I FUNDIT:

“Goli i Cityt nuk mund të anulohej edhe nëse topi kaloi vijën”, analisti spanjoll ‘hesht’ tifozët e Real Madridit

“Goli i Cityt nuk mund të anulohej edhe nëse topi kaloi vijën”, analisti spanjoll ‘hesht’ tifozët e Real Madridit

Goli i Manchester Cityt në barazimin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve po vazhdon të diskutohet me mendimet pro dhe kundër nëse ishte i rregullt dhe duhej pranuar.

Real Madrid dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Vinicius Junior shënoi në pjesën e parë një gol të bukur për epërsinë 1-0, por Kevin de Bruyne u përkujdes gjithashtu me një gol të bukur të barazojë 1-1.

Shpërthejnë akuzat nga kampi i Real Madridit: A e kaloi topi vijën anësore në aksionin ku u shënua goli i Cityt?
Lexo po ashtu Shpërthejnë akuzat nga kampi i Real Madridit: A e kaloi topi vijën anësore në aksionin ku u shënua goli i Cityt?

Goli i Cityt për barazimin 1-1 u protestua shumë nga Real Madrid, duke kuptuar se loja duhet të ishte anuluar kur topi doli mbi vijën anësore.

Megjithatë, ka mendime të ndryshme dhe njëri nga ta vjen edhe nga një profesionist, i cili mendon se goli nuk mund të anulohej.

Bëhet fjalë për analistin sportiv të gazetës Marca, Pavel Fernandez.

“Los Blancos pretendojnë se topi doli jashtë vijës para golit të De Bruyne. VAR nuk mund të rishikojë sepse faza e sulmit të anglezëve fillon më vonë, pas humbjes së topit nga Camavinga, nuk mund të rishikohet aq larg”, ka thënë Fernandez në programin Marcador Europeo të Radio MARCA.

Për këtë gol të De Bruyne reagoi edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili mbeti i befasuar pse nuk u rishikuar VAR-i. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori