KFF Mitrovica e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27, duke regjistruar një fitore spektakolare ndaj Zimbru Chisinau.

Kampionet e Kosovës shkatërruan 10:0 ekipin moldav, duke siguruar kalimin në finale të mini-turneut kualifikues.


Etna Kryeziu ishte ylli i ndeshjes me katër gola të shënuar, ndërsa Arbëresha Mulliqi realizoi tregolësh.

Në listën e golashënueseve u regjistruan edhe Gjegji, Shala dhe Mahmuti, të cilat kontribuuan me nga një gol në triumfin bindës të skuadrës mitrovicase.

Kësisoj, KFF Mitrovica ka bërë hap gjigant drejt kompeticionit më të rëndësishëm në botë./Telegrafi/

telegrafi sport app