Goditje e madhe nga 89-shi, transferon Kreshnik Lushtakun

‘Minatorët’, kanë përforcuar radhët e veta me futbollistin më të mirë në gjysmë stinorin e parë, Kreshnik Lushtakun, transmeton Telegrafi.
Lushtaku i cili ishte pjesë e Drenicës, ka arritur marrëveshje për gjashtë muaj me ekipin e Fahredin Durakut, ku pritet t’i jap një ndihmë të madhe për garën e titullit të kampionit.
20-vjeçari ishte afër kalimit edhe në kampionatin shqiptar, ku interesim kishin shprehur Kukësi dhe Partizani. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































