Gjyqtarët kosovarë në seminar të FIFA-s

Fal bashkëpunimit të mirë ndërmjet Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, tre gjyqtarë janë dërguar për ta ndjekur seminarin e FIFA-s bashkë me referat tjerë kryesorë nga Shqipëria.
Seminari po mbahet në Tiranë dhe aty po ligjëron ish-gjyqtari i njohur anglez, Steve Bennett. Fjala është për Besfort Kosumin nga Fushë Kosova, Kreshnik Vulën nga Gjakova dhe Leutrim Mustafën nga Podujeva.
Të tre gjyqtarët kanë thënë për gazetën se janë mirëpritur dhe po ndjekin seminarin me rregullat më të reja të FIFA-s. “Falënderoj FSHF-në dhe FFK-në që na kanë mundësuar të jemi këtu sa më afër rregullave për referim. Kjo është një ndihmesë e madhe për Kosovën”, theksoi Kosumi, ndërsa njësoj deklaruan edhe Vula dhe Mustafa. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































