LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë-Maqedoni, kapiteni Dardan Berisha pret përkrahje

Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë-Maqedoni, kapiteni Dardan Berisha pret përkrahje

Sot me fillim nga 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në aspektin organizativ, derisa Përfaqësuesja jonë është më se e motivuar për ndeshjen e sotme.


Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha beson se me përkrahjen e tifozëve Përfaqësuesja jonë do t’ia dal të dëshmojë lojë të mirë dhe kështu të nxjerrin rezultat pozitiv.

Ai ka bërë thirrje tek të gjithë adhuruesit e sportit që të vijnë në numër sa më të madh në ndeshjen e sotme, sepse sipas tij Kosova e meriton një gjë të tillë.

“Jemi përgatitur mjaft mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes, do të luajmë para publikut tonë dhe shpresojmë se palestra do të mbushet, sepse presim përkrahje shumë të madhe. Jemi shumë të motivuar, Maqedoninë e kemi mposhtur vitin e kaluar, andaj mund ta mposhtim prapë para shikuesve tanë”.

“Trajneri i ri është me ne, është një freski për ekip, ka bërë një punë shumë të mirë me ne. E dimë se çfarë ka qenë kur ka luajtur basketboll, dhe eksperiencën e tij na e ka përcjell neve”.

“Maqedonia ka disa ndryshime në ekip, por ne jemi një ekip i ri dhe definitivisht jemi më të shpejtë dhe më të motivuar. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë me dy stile të ndryshme të lojës, por unë kam besim të madh tek të gjithë dhe jam shumë optimist për gjithë atë që do ta shfaqim në parket të enjten”, ka thënë Berisha.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori