Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 17-të të BKT Superligës.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin të parët.


Ishte Hasan Hyseni që tundi rrjetën në minutën e 13-të pas një aksioni të bukur të Malishevës.

Gjilani nuk u pajtua me rezultatin dhe u nis drejt sulmit për të gjetur golin.

262912190 4948327061844640 1615068947957551100 n

Kjo erdhi në minutën e 38-të, kur Blerim Krasniqi shënoi me kokë, por që u anulua nga VAR për pozitë jashtë lojës.

Malisheva në kohën shtesë të pjesës së parë mbeti me dhjetë lojtarë, pasi që Muhamet Hyseni u ndëshkua me karton të kuq.

Pas një minute Gjilani barazoi shifrat në 1-1 me një ‘predhë’ të Gerhard Prognit nga distanca.

Në pjesën e dytë Gjilani shtoi forcat në sulm, duke kërkuar golin e epërsisë.

Ai erdhi në minutën e 78-të kur Keita Razak shënoi me kokë për 2-1.

262990561 4948184105192269 2550872081978456028 n

Vetëm tre minuta më pas ishte radha e lojtarit më në formë të Gjilanit, Albert Dabiqaj, që edhe ky me kokë të shënonte për 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Gjilani iu gëzua fitores, dukë qëndruar me 32 pikë në vendin e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app