LAJMI I FUNDIT:

Gjilani merr fitore ndaj Liepajas, vendos goli i Dabiqajt

Gjilani merr fitore ndaj Liepajas, vendos goli i Dabiqajt

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Liepajas me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për raundit e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke krijuar raste të rrezikshme para portës së Liepajas.


Blerim Krasniqi fillimisht goditi shtyllën nga afër më një goditje me kokë, por fati nuk ishte më të.

Në minutën e 38-të, u zhbllokua ndeshja, kur Albert Dabiqaj gjendet mirë në zonë dhe me një goditje me kokë shënon për 1-0.

Edhe pse tentua të ndryshohej rezultati në pjesën e parë, gola nuk kishte më.

Pjesa e dytë sikurse e para, të dy skuadrat tentuan të bënin më shumë.

Liepaja kishte iniciativën në fund të ndeshjes, por Gjilani arriti ta ruajë portën e paprekur.

Në fund, Gjilani i gëzua fitores dhe do të udhëtojë javën tjetër në Letoni për ndeshjen kthyese me epërsi prej një goli. /Telegrafi/