Gjiganti italian e sheh Barcelonën si ‘kërcënim të madh’ në garën për transferimin e Bernardo Silvas

Sipas Tuttosport, e ardhmja e Bernardo Silva është bërë një nga temat kryesore në tregun europian të transferimeve, pasi është konfirmuar se ai do të largohet nga Manchester City më 30 qershor, duke u bërë lojtar i lirë.
Pas nëntë sezonesh shumë të suksesshme dhe 19 trofeve të fituara në Angli, mesfushori portugez pritet të hyjë në një fazë të re të karrierës së tij si agjent i lirë.
Aktualisht, Juventus është në krye të garës për ta siguruar shërbimin e tij, por klubi italian raportohet se është “i shqetësuar ndjeshëm” nga konkurrenca e Barcelonës.
Sipas raportimeve, Juventusi e sheh Barcelonën si një “kërcënim të madh”, për shkak të tërheqjes së fortë që klubi katalanas ka pasur gjithmonë për Silvën, që nga fëmijëria e tij.

Edhe pse në të kaluarën një transferim i tillë ishte bllokuar për arsye financiare, fakti që tani ai është lojtar i lirë e ndryshon situatën plotësisht. Për Juven, kualifikimi në Ligën e Kampionëe shihet si vendimtar për të përballuar konkurrencën e Barcelonës.
Juventusi ka nisur kontaktet para Pashkëve dhe ka propozuar një kontratë trevjeçare, por kërkesat e Silvës për një pagë prej 8-9 milionë euro në vit tejkalojnë tavanin aktual të pagave të klubit, i cili mbahet nga Kenan Yildiz me rreth 7 milionë euro.
Silva ka marrë edhe dy javë kohë shtesë për të shqyrtuar opsionet e tij, ku përfshihen gjithashtu oferta të majme nga MLS dhe Superliga e Arabisë.
Mediet italiane këmbëngulin se “kërcënimi nga Barcelona është real”, duke theksuar se ëndrra e tij për të veshur fanellën e Barcelona mund të peshojë më shumë sesa stabiliteti financiar që ofron Torino./Telegrafi/





















































