LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë emra të mëdhenj që mund të ndërrojnë mjedis gjatë verës: Transferimet që mund të ndryshojnë gjithçka

Gjashtë emra të mëdhenj që mund të ndërrojnë mjedis gjatë verës: Transferimet që mund të ndryshojnë gjithçka

COVID-19 ka ndikuar shumë në shpenzimet e transferimit në vitin 2020, pasi ndikimet ekonomike të pandemisë kanë qenë të mëdha edhe në futboll.

Vera e 2021 ka të ngjarë të ketë më shumë lëvizje, ku gjashtë lojtarë në veçanti janë të vendosur të ndërrojnë ambient në këtë afat kalimtar.


Këto transferime të këtyre emrave jo që do të kenë ndikim të madh në dy klubet e përfshira, por gjithashtu mund të çojnë në një efekt domino për disa nga klubet elitare të Evropës.

Lionel Messi

Argjentinasi ka mundësi që të largohet nga Barcelona. Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të vetmet klube që mund të përballojnë pagën e tij astronomike dhe të dyja janë të interesuar.

Cristiano Ronaldo

Koha e Ronaldos në Juventus do të mbahet mend për gola e tij, asgjë më shumë. Ai u soll te Bianconeri për të fituar Ligën e Kampionëve, por u eliminua nga klube si Ajax, Lyon dhe Porto.

PSG mund të futet në garë në se largohet Kylian Mbappe, apo nuk arrihet Messi. Manchester United po ashtu flitet se mund të futet në garë.

Kylian Mbappe

Mbappe ka potencialin të rifillojë një epokë të re të transferimeve në futboll. Ai ka fituar gjithçka që ka për të fituar përveç Ligës së Kampionëve.  Kontrata e tij me PSG është deri në qershor 2022.

Real Madrid është jashtëzakonisht i interesuar ta sjell në Spanjë.

Erling Haaland

Joan Laporta e ka identifikuar Haaland si një lojtar që mund të shkëlqejë në “Camp Nou” në dekadën e ardhshme. Aftësia e tij për të shënuar gola tashmë po shihet.

Nuk është vetëm Barcelona, pasi ka edhe klube të tjera të interesuara si Chelsea, Bayern Munich, Manchester United e Juventus.

Sergio Ramos

Mbrojtësi veteran nuk ka nënshkruar ende rinovimin me Real Madridin dhe në verë është i lirë.

PSG do të dëshironte në klub, për të sjell përvojë në këtë repart, ndërsa flitet dhe për një interesim të Manchester United.

David Alaba

Alaba tashmë e ka konfirmuar largimin nga Bayern Munchen në verë.

Real Madridi është në ‘pole position’, nëse largohet Ramos për ta bërë partner me Raphael Varanen.

Edhe Barcelona është një mundësi reale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori