LAJMI I FUNDIT:

Giresse thotë se Kosova është gati për Izraelin

Giresse thotë se Kosova është gati për Izraelin

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit që nisin ciklin kualifikues për “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në Tel-Aviv  të shtunën prej orës 18:00 dhe i takon Grupit I të kualifikimeve.


Giresse e ka pranuar se nuk do të jetë lehtë, por beson që Kosova e ka fituar përvojën dhe mund ta nis me fitore.

“Ne jemi këtu për fushatën kualifikuese të cilën e nisim me Izraelin. Kemi bërë përgatitjet tona maksimale dhe sigurisht që synimet i kemi për rezultat pozitiv. Jemi përgatitur në çdo aspekt për këtë ndeshje, gjë që është e rëndësishme”.

“Të gjithë lojtarët janë gati dhe kanë parasysh rëndësinë e duelit. Nuk kemi të lënduar, të gjithë janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nga vetja”.

“Gjasat e Kosovës për kualifikim nuk varen vetëm nga ndeshja me Izraelin, por edhe nga ndeshjet tjera dhe angazhimi i lojtarëve. Nëse angazhohemi shumë jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në të tjerat, atëherë mund ta arrijmë synimin që e kemi në këto kualifikime dhe të jemi në Evropian”, ka thënë Giresse.

Tutje ai ka folur për Izraelin, duke bërë analizën e kundërshtarëve.

“Të gjithë lojtarët janë të rrezikshëm te Izraeli dhe ky është një fakt që nuk mund të nënvlerësohet, pasi nuk është vetëm Manor Solomon. Ne jemi këtu për të luajtur lojën tonë dhe jemi të përqendruar maksimalisht. Synimi është të bëjmë më të mirën, të fitojmë dhe të vazhdojmë tutje”.

“Pa presion nuk mund të fitosh dhe presioni për mua është normal, pasi jemi në kualifikime për Evropian. Shpresoj që ky presion të jetë mbi mua dhe jo mbi ekipin. Është normale që futbollistët e Izraelit janë të motivuar sepse luajnë në shtëpi. Sigurisht që kur je mysafir e ke më vështirë, pasi vendasit kanë edhe përkrahjen e tifozëve që është shumë e rëndësishme”, ka thënë Giresse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori