LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid më në fund zbulon emrin e vajzës katër muaj pasi e solli atë në jetë

Gigi Hadid më në fund zbulon emrin e vajzës katër muaj pasi e solli atë në jetë

Gigi Hadid më në fund ka zbuluar emrin e vajzës së saj, katër muaj pasi e solli atë në jetë.

Modelja 25 vjeçare, zbuloi se e kishte quajtur vajzën e saj katër muajshe ‘Khai’ pasi ndryshoi në heshtje biografinë e saj në Instagram të enjten.


“Nëna e Khai-t”, lexohet në biografinë aktuale të saj në Instagram, shkruan DailyMail.

Emri i Khai ishte mbajtur në fshehtësi që kur Gigi lindi përsëri në shtator, dhe në një moment fansat spekuluan se emri ishte zbuluar në një këngë të re Taylor Swift.

Interneti ishte ndezur me spekulime se e porsalindura ishte quajtur Dorothea, pasi Taylor publikoi një këngë me të njëjtin emër në dhjetor.

Sidoqoftë, burimet më vonë i thanë TMZ-së se nuk ishte e vërtetë.

Megjithatë, emri ka një ngjashmëri me emrin e mesëm të motrës së Gigi, Bella Hadid, Khair.

Gigi zgjodhi të zbulonte emrin e vajzës së saj në të njëjtën ditë që e reja mbushi katër muaj.

Supermodelja shënoi rastin e veçantë me një fotografi të ëmbël të saj, ku shfaqej duke puthur vajzën e saj në faqe, ku shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Vajza ime. 4 muajshe dhe fëmija më i mirë”.

Në imazhin e adhurueshëm, Gigi kishte veshur një këmishë të bardhë me bluza të zeza dhe flokët e saj ishin të lëshuara prapa.

Vetëm një pjesë e vogël e faqes dhe njërit krah të vajzës së saj ishte e dukshme në fotografi; Gigi dhe Zayn nuk e kanë zbuluar publikisht fytyrën e vajzës së tyre.

Postimi i bukuroshes bjonde të enjten zbuloi se ata e mirëpritën në jetë vajzën e tyre më 20 shtator, tri ditë para se të bënin njoftimin publik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori