eksperti-banner

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, kësaj radhe nuk ishte e pranishme në stadium për të ndjekur nga afër paraqitjen e futbollistit portugez.

Bukuroshja 32-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi, përmes së cilës tregoi se po e ndiqte ndeshjen nga një ambient tjetër. Postimi erdhi menjëherë pasi Cristiano Ronaldo realizoi gol për Portugalinë në ndeshjen me Uzbekistanin.


Si gjithmonë, Georgina nuk e fshehu mbështetjen për partnerin e saj, duke veshur fanellën me numrin 7, numër që identifikohet me Ronaldon.

Foto: Georgina Rodriguez / Instagram

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqej në një ambient të ndryshëm nga stadiumi, por përkrahja për yllin portugez nuk mungoi në asnjë moment.

Pas këtij postimi, ajo ndau në InstaStory edhe një publikim të llogarisë zyrtare të Portugalisë në Instagram, ku ishin publikuar fotografi të Ronaldos. Më vonë, influencerja ndau edhe disa fotografi nga udhëtimi i saj me aeroplan.

Foto: Georgina Rodriguez / Instagram

Ndërkohë, Ronaldo ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes së sotme, duke realizuar dy gola për Portugalinë, derisa ndeshja u finalizua me një rezultat 5:0

Foto: Georgina Rodriguez / Instagram