eksperti-banner

“Kalle” është titulli i projektit më të ri muzikor që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Genc Prelvukaj, Blasta dhe Granit.

Kënga që është produksion i Gencit dhe Granit Ismajlit, ka ardhur e kompletuar edhe me një videoklip veror.


Për anën vizuale është kujdesur produksioni Black Fish që e ka xhiruar videoklipin.

Tekstin e këngës e kanë shkruar dy nga protagonistët e këngës, Genc Prelvukaj dhe Blasta.

Videoklipi ka ardhur premierë në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube, për fansat e këngëtarëve nga të cilët pritet të pëlqehet. /Telegrafi/