LAJMI I FUNDIT:

Gena: Gruan e kam menaxhere, vetëm ajo e di se sa paguhem

Gena: Gruan e kam menaxhere, vetëm ajo e di se sa paguhem

Të gjithë ne e njohim si Gena, por ky është vetëm emri artistik i këngëtarit të njohur korçar.

Briken Lito është një prej më të paguarve në tregun muzikor dhe ky lajm nuk është më i ri. Mes shumë emrave të njohur që vazhdojnë të jenë aktivë me koncerte, mbrëmje live apo darka familjare, është edhe Gena.


Por nëse bëhet fjalë për çmime, natyrisht, ai nuk mund të jetë njëlloj me këngëtarët e tjerë.

Megjithatë, edhe pse nuk përmend shifër konkrete, Gena, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, pranon se është ndër këngëtarët që paguhen mirë. Madje, thotë ai, kjo është ndoshta pyetja që njerëzit i bëjnë më shpesh, “Sa paguhesh?”.

“Për këtë pyetje kam zgjedhur një mënyrë. Kam një menaxher në Prishtinë dhe një në Tiranë që për çdo gjë komunikojnë me mua”,- rrëfen Gena duke shtuar se menaxherja e Tiranës është Lorena, bashkëshortja e tij. Ajo, thotë më tej këngëtari, është edhe e ftohtë, edhe e zonja, ashtu siç duhet të jetë një menaxher. Siç duket, Lorena i ka fituar pikët jo vetëm si një bashkëshorte e denjë, por edhe si një bashkëpunëtore që i di hilet e punës.

Por sa është çmimi me të cilin paguhet Gena, nëse këndon në një lokal live, në një koncert apo festa familjare? Për këtë, Gena, natyrisht, nuk bën publike një shifër, por pranon se është i kënaqur me çmimin që i ka vendosur publiku: “Çdo artist që është sot ndër më të kërkuarit në tregun muzikor nuk e bën publik çmimin. Unë mund të di sa paguan një lokal, por edhe çmimi vendoset në bazë të asaj që jep për publikun. Po nuk dhe, nuk merr. Mendoj se sa më shumë t’i japësh publikut, aq më shumë do të paguhesh…”, – thotë Gena. Dhe meqë këngëtarit i ka dalë nami se krijon shumë atmosferë dhe për shumë orë në mbrëmjet live, natyrisht edhe vlera me të cilën shpërblehet është e lartë. /class/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori