Capital T është i përkushtuar në ndërtimin dhe ruajtjen e figurës trupore, prandaj nuk heziton ta vë në pah suksesin e arritur.

Nganjëherë autori i shumë hiteve publikon fotografi në rrjetet sociale duke treguar muskujt e formësuar trupor.


Një të tillë e ka publikuar të mërkurën mbrëma në profilin e tij në Instagram, ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës, ndërsa imazhi ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat.

kapo 1 (Foto: Instagram/truekapo)

“Duke u bërë gati për një darkë romantike”, është përshkrimi që i ka vënë reperi kësaj fotografie.

Ndryshe, Capital T ka qenë aktiv gjatë këtij viti në publikimin e materialeve të reja muzikore, derisa kënga më e fundit është “Buzëqeshje”.

Videoklipi, ku protagoniste është bukuroshja Nevina Shtylla, numëron afro katër milionë shikime në YouTube, dy javë pas lansimit. /Telegrafi/