Gashi synon titullin

“Puna profesionale si dhe synimet e klubit janë faktorët kryesor që më kanë shtyrë t’i bashkohem Ferronikelit. Është një klub serioz, i cili jo rastësisht viteve të fundit ka regjistruar rezultate të lakmueshme. Po ashtu edhe kushtet që mi ka ofruar kryesia e klubit kanë qenë të parefuzueshme”, theksoi Gashi për SportPlus, i cili beson se me skuadrën e tij të re do të shpallet kampion.
“Do të mundohem që në pranverë të jap maksimumin për ekipin tim të ri, e para për të arsyetuar besimin që kanë pasur për mua trajneri dhe zyrtarët e klubit dhe e dyta për ta fituar titullin e kampionit, pasi ky është synimi i të gjithëve”, përfundoi Gashi.
Ai kishte kontratë me Besën, por kërkoi ta shkëpusë atë për shkak të minutazhës së vogël dhe gjeti mbështetje te kryesia e klubit pejan. Egzon Gashi më parë ka luajtur edhe për Drenicën. /Telegrafi/






















































