Gashi më mirë se Ibra, shënon gol të pabesueshëm (Video)

Sulmuesi pejan, i cili iu bashkua kampionëve dimëror, realizoi një gol në kuadër të Kupës së Kosovës në fitoren që ‘Nikli’ e shënoi 3-0 ndaj Kosovës së Vushtrrisë, transmeton Telegrafi.
Pas një harkimi të bukur në zonë nga ana e Haxhi Shalës, Gashi kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi me gërshërë, duke shënuar një gol që rrallëherë shihet në fushat tona.
Egzoni u largua nga Besa pasi nuk kishte tretmanin e duhur aty, por ky gol është vetëm një paralajmërim për ta se kanë gabuar që e kanë lënë të ikë një sulmues i tillë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































