Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, sot (e enjte), feston ditëlindjen e 24-të. 

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Një urim të veçantë e mori edhe nga miku i saj i ngushtë reperi G4shi, teksa e uroi me një video nga festivali “Sunny Hill”.

“Urime ditëlindjen Dua, ju jeni legjendë”, ka shkruar 28-vjeçari krahas kësaj video.

Dua Lipa feston ditëlindjen e 24-të, merr gur të çmuar dhuratë nga Anwar Dua Lipa feston ditëlindjen e 24-të, merr gur të çmuar dhuratë nga Anwar

Artistja shqiptare këtë ditëlindje është duke e festuar me të dashurin e ri, Anwar Hadid, dhe sot u surprizua me një gur të çmuar nga ai.

Ndryshe, karriera muzikore e Duas ka filluar në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte këngë ‘cover’ nga artistë të tjerë në YouTube, e në  vitin 2015 ajo nënshkroi kontratë me ‘Warner Music Group’. /Telegrafi/

View this post on Instagram

birthday week and i’m holding on for dear life

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on Aug 20, 2019 at 7:49pm PDT