LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e lënduar me vlerë gjysmë miliard euro te Reali: Nga Hazard te Asensio, lista me nëntë të dëmtuar te madrilenët

Futbollistët e lënduar me vlerë gjysmë miliard euro te Reali: Nga Hazard te Asensio, lista me nëntë të dëmtuar te madrilenët

Nëntë lojtarë të dëmtuar në vetëm 47 ditë. E fundit në një seri të lëndimeve te Real Madridi i është bashkuar James Rodriguezit.

Klubi ka konfirmuar se për shkak të një dëmtimi të muskujve në xhiron e dytë të La Ligas kundër Real Valladolidit, ai do të humb takimet e radhës në Primera kundër Villarrealit.


Ka shumë të ngjarë që ai nuk do të jetë në gjendje të luajë të dyja ndeshjet të kombëtares së Kolumbisë në shtator ndaj Brazilit dhe Venezuelës.

James kështu iu bashkua një liste tepër të gjatë të lojtarëve të madrilenëve që kanë pësuar lëndime të rënda gjatë përgatitjeve të verës dhe fillimit të sezonit.

I pari ishte Brahim Diaz, i cili dëmtoi kofshën gjatë stërvitjeve në Montreal. Krahu i ri i majtë, Ferland Mendy ka dëmtuar një muskul, gjithashtu në një turne në Amerikën e Veriut. Një tjetër përforcim i klasës së parë, Luka Jovic, u plagos atje, duke dëmtuar gjurin në përplasje me Jan Cloudin në një lojë miqësore në New Jersey. Lëndimi më i dobët në një verë plot me mjerim të tillë për Realin ishte i Marco Asensios, i cili këputi ligamentet e gjurit në një ndeshje me Arsenalin në Uashington.

Kthimi në Madrid për Realin thjesht do të thoshte vazhdim i lëndimeve. Thibaut Courtois u lëndua në kyçin e këmbës dhe dy lojtarë të tjerë të rinj, Rodrygo Goes dhe Eden Hazard, kanë dëmtuar kofshët e këmbëve. Dhe Eder Militao është rishtari i Realit që u lëndua këtë verë, dhe James është, për tani, i fundit, i nënti në këtë listë jozyrtare.

Të gjithë këta lojtarë që Reali nuk mund t’i konsiderojë në fillim të sezonit kanë një vlerë totale të tregut deri në 512 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori