Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, ka pësuar në stadiumin e saj në miqësoren përballë anëtarit të Ligës së Parë, Fushë Kosovës.

Trajneri Ramiz Krasniqi i dha hapësirë të gjithë futbollistëve që kishte në skuadër për këtë takim.


Kur po shkonte ndeshje në barazim 0-0, në minutën e parë të lojës shtesë mbrojtësi Besnik Krasniqi luajti me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë për Fushë Kosovën, ishte Qëndrim Kida që shënoi për fitoren e Fushë Kosovës 0-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app