LAJMI I FUNDIT:

Frattesi zbulon arsyen pse zgjodhi Interin para klubeve tjera të interesuara

Frattesi zbulon arsyen pse zgjodhi Interin para klubeve tjera të interesuara

Davide Frattesi ka zbuluar pse ai zgjodhi të nënshkruajë për Interin gjatë intervistës së tij të parë me kanalet e brendshme mediatike të klubit menjëherë pasi nënshkrimi i tij u zyrtarizua të enjten në mbrëmje.

23-vjeçari vuri në dukje një sërë faktorësh, duke përfshirë përvojat e tij të mëparshme duke luajtur në San Siro dhe komplimentet që mori më herët në sezonin 2022/23 nga drejtori i Interit, Beppe Marotta.


“Mjafton të ktheheni për të kuptuar se sa i madh është ky klub”, ka thënë fillimisht Frattesi i ulur në dhomën e trofeve të Interit në selinë e klubit në Milano.

Zyrtare: Frattesi, lojtar i ri i Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Frattesi, lojtar i ri i Interi

Më pas ai vazhdoi duke treguar se pse vendosi të bashkohej me Interin, pavarësisht interesit të raportuar nga shumica e klubeve ‘top’ në Itali.

“Gjithçka filloi një vit e gjysmë më parë kur luajtëm kundër Interit në San Siro”.

“Unë u godita nga tifozët dhe stadiumi atë ditë. Kjo ishte padyshim shumë e rëndësishme për mua, kështu që nuk u mendova dy herë kur mu paraqit kjo mundësi”.

Frattesi u pyet më vonë për lavdërimet që kishte fituar nga Marotta.

“Ishte emocionuese sepse marrja e komplimente nga një drejtor i atij kalibri është një pjesë e rëndësishme e njohjes. Ky ishte gjithashtu një faktor në zgjedhjen time”.

Italiani ishte gjithashtu i vendosur kur shpjegoi ambiciet e tij personale për ekipin në sezonin 2023/24.

“Për të filluar, shpresoj të fitoj disa trofe, kjo është e sigurt. Unë do të sjell angazhimin tim, seriozitetin dhe shpresoj edhe disa objektiva”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori